Harduer

Samsung PL70 dhe PL55 me 12 megapiksel

Publikuar , 15 Korrik 2009
0
Samsung PL70 dhe PL55 me 12 megapiksel

Gjersa titulli – 12.2 megapiksel dhe 5x zoom optik – është i njëjtë për të dytë, PL70 (në SHBA ka emërtimin SL720) arrin i pajisur me një ekran 3 inç LCD, thjerrë me kënd 28 mm dhe një stabilizues optik të imazhit.

PL55 (SL502) në anën tjetër, përmban një ekran 2.7 inç, thjerrë 35 mm dhe stabilizues digjital të imazhit.

Modeli më serioz (PL70) gjithashtu veçohet me incizim në format 720p (640 x 480 është formati për PL55) dhe veçohet me aftësinë për të kërkuar imazhe në bazë të fytyrës së një personi. 

Faktorët e zakonshëm për detektim të skenës, fytyrës, buzëqeshjes dhe mbylljes së syve janë të gatshëm për të dy modelet. Data e paraqitjes në treg është muaji gusht.

Samsung PL70 299.99 dollarë

 Samsung PL50 149.99 dollarë

 

LEXO EDHE:  Apple risjell iPad Air në treg me një version 10.5-inç

Lajmet e fundit>