Analiza

Samsung po krijon pajisje që komandohen me anë të shkeljes së syrit ose tundjes së kokës

Publikuar , 11 Janar 2014
0
Samsung po krijon pajisje që komandohen me anë të shkeljes së syrit ose tundjes së kokës

galaxy-gear-scumbag (1)Pse të prekni telefonin kur ju thjesht mund të tundni kokën për t’a komanduar atë? Galaxy Club sapo ka zbuluar një patentë të re të kompanisë Samsung që përshkruan një sistem të ri për kontrollin e gjesteve tek smartfonët.

Ky sistem do t’i përgjigjet gjesteve të tilla si shkelje syri apo tundje koke.

Samsung ka zhvilluar tashmë teknologji që gjurmojnë fytyrën e përdoruesit. Bëhet fjalë për opsionin Smart Pause tek Galaxy S4 që ndalon automatikisht videot në rast se përdoruesi nuk i ka sytë të drejtuara tek telefoni.

Megjithatë, sistemi i ri do të jetë i pari në llojin e vet që do t’ju lejojë të përdorni fytyrën në mënyrë aktive për të komanduar pajisjen.

SamMobile thekson se duke marrë parasysh që patenta është regjistruar në muajin korrik të vitit të kaluar, ka mundësi që Galaxy S5 të suportojë komanda gjestesh të avancuara që shkojnë përtej asaj çka ofrohet tek pajisjet deri më sot.

Në diagramën e mëposhtme tregohen komandat me anë të gjesteve të kokës në smartfonin e propozuar nga Samsung. (PCWorld Albanian)

samsung-head-tracking

LEXO EDHE:  Samsung publikon një video ku testohet mekanizmi i palosjes së Galaxy Fold

Lajmet e fundit>