Biznes

Samsung poston fitime rekord, biznesi i çipeve shkëlqen

Apr 27 2018
0 Shpërndarje
Fitimi i Samsung kishte 14.4 miliardë dollarë për tre mujorin e parë të vitit, 58% më shumë sesa një vit më parë. Samsung poston fitime rekord, biznesi i çipeve shkëlqen

Samsung tha se tkurrja e tregut global të telefonëve pritet të ngadalësojë rritjen e të ardhurave.

Tre mujori i parë rekord i atribuohet thuajse i tëri kërkesës së lartë për semikonduktorë.

Prodhuesin më të madh në botë të çipeve të memories, telefonëve inteligjentë dhe televizorëve, e pret një sfidë e madhe në tre mujorin e dytë.

Fitimi i Samsung kishte 14.4 miliardë dollarë për tre mujorin e parë të vitit, 58% më shumë sesa një vit më parë.

Samsung sheh potencial në tregun Amerikan pas dëbimit të firmës Kineze ZTE.

ZTE do të detyrohet të kërkoj tjetërkund çipe mobile në Qualcomm i ndalohet të bashkëpunojë nga autoritetet Amerikane.

Biznesi mobile i Samsung postoi 3.5 miliardë dollarë fitim, rritje me 82%. Flagshipi i kompanisë debutoi në mesin e muajit Mars dhe impaktin e vërtetë do ta japë në financat e tre mujorin të dytë. /PCWorld Albanian

Tags >

samsung
Lajmet e fundit>