Lajmet

Samsung poston memo të brendshme në lidhje me humbjen nga Apple

Publikuar , 29 Gusht 2012
0
Samsung poston memo të brendshme në lidhje me humbjen nga Apple

Padyshim e tërë bota e di deri tani se Apple ka fituar padinë rreth patentave kundër rivalit të tij më të madh Samsung.

Juria vendosi se Samsung duhet t’i paguajë 1,049 miliardë dollarë për shkak të dëmeve të shkaktuara në shtatë patenta që Apple zotëron, kryesisht në lidhje me dizajnin dhe disa funksione të caktuara të smartfonëve.

Samsung ka postuar një memo të brendshme, duke treguar se ata nuk kanë ndërmend të dorëzohen, veçanërisht pasi ata kanë fituar të njëjtin rast në vende të ndryshme të botës para se të humbnin në SHBA.

Memon mund ta lexoni më poshtë:

Të premten, 24 gusht 2012, u shpall verdikti në gjyqin tonë kundër Apple në Gjykatën e Qarkut në SHBA të Kalifornisë veriore.

Ne fillimisht propozuam të negociojmë me Apple para se të shkonim në gjyq, pasi ata ishin klienti ynë më i rëndësishëm. Megjithatë, Apple bëri presion me padi dhe ne nuk patëm zgjidhje tjetër veçse të bënim një kundërpadi, në mënyrë që ta mbrojmë kompaninë tonë.

Sigurisht që ne jemi të zhgënjyer me vendimin e gjykatës së SHBA-së në Kaliforninë veriore dhe kjo është për të ardhur keq, sepse ky vendim ka shkaktuar shqetësim mes të punësuarëve tanë, e po ashtu edhe tek konsumatorët tanë besnikë.

Megjithatë vendimi përfundimtar i jurisë mbetet, së bashku me disa procedura të tjera. Ne do të vazhdojmë të bëjmë të pamundurën derisa argumentet tona të pranohen.

Ky vendim është në kontrast me vendimet e bëra nga gjykatat në vende të ndryshme, si në Mbretëri të Bashkuar, Hollandë, Gjermani dhe Kore, të cilat kanë vendosur më parë se ne nuk kemi kopjuar dizajnet e Apple. Këto gjykata po ashtu kanë pranuar argumentet tona në lidhje me standardet tona të patentave.

LEXO EDHE:  Studimi, Apple dhe HTC ekzagjërojnë jetëgjatësinë e baterive të telefonëve të tyre

Historia ka treguar se ende nuk ka një kompani që të ketë fituar mendjet dhe zemrat e konsumatorëve dhe të ketë arritur rritje të vazhdueshme, kur qellimi i saj kryesor në lidhje me konkurrencën ka qenë abuzimi i plote i ligjit të licensës prodhuese, jo perkushtimi ndaj inovacionit.

Ne besojmë se konsumatorët dhe tregu do të mbështesin ata që i japin prioritet krijimtarisë në vend të çështjeve gjyqësore dhe pa dyshim, do ta provojmë këtë fakt në të ardhmen. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>