Biznes

Samsung poston të ardhura rekord nga biznesi mobil

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 31 Tetor 2019
0
Samsung tha se kjo performancë e kënaqshme nga biznesi mobil ka ardhur si rezultat i shitjeve të forta të Galaxy Note 10 dhe serive Galaxy A. Samsung poston të ardhura rekord nga biznesi mobil

Samsung Electronics raportoi një fitim në rënie për tre mujorin e tretë të 2019-ës krahasuar me një vit më parë dhe një prej arsyeve është performanca e dobët e tregut global të çipeve që ka qenë edhe pika më e fortë e kompanisë. Në sektorë të tjerë Samsung performoi mjaft mirë.

Në terësi kompania gjeneroi 53 miliardë dollarë të ardhura dhe 6.71 miliardë dollarë fitim me një rënie prej 5% dhe 56% respektivisht. Por biznesi mobil vetëm gjeneroi 25 miliardë dollarë të ardhura ose 17% më shumë si dhe 32% më shumë fitim në 2.5 miliardë dollarë.

Samsung tha se kjo performancë e kënaqshme nga biznesi mobil ka ardhur si rezultat i shitjeve të forta të Galaxy Note 10 dhe serive Galaxy A. Samsung nuk jep statistika individuale por thotë se Note 10 po shitet më mirë se Note 9.

Në 2020 Samsung pret që telefonët 5G dhe me palosje të kontribuojnë akoma më tepër në të ardhurat. Megjithatë ditët kur kompania postonte raport pas raporti rekord të ardhura vështirë të kthehen përsëri. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Putin mëson nga Kina, kërkon krijimin e një "Firewalli të Madh" në Rusi

Tags >

samsung
Lajmet e fundit>