Harduer

Samsung premton se këtë vit do të prezantojë televizorin 85 inç 4K që lakohet

Publikuar , 10 Janar 2014
0
Samsung premton se këtë vit do të prezantojë televizorin 85 inç 4K që lakohet

samsung-curved-tvs8_2040_verge_super_wide_large_verge_medium_landscapeSamsung ka vendosur që ta bëjë prototipin e vet më të “egër” nga CES një realitet. Kompania sapo ka lajmëruar që do të prezantojë TV-në e saj të pazakonshëm dhe mbresëlënës, prej 85 inç 4K gjatë gjysmës së dytë të këtij viti sipas numrit të modelit U9B.

Siç tregon emri, TV-ja mund të kalojë nga forma e rrafshët, në ekran të lakuar me shtypjen e një butoni. Ky kalim më pas merr rreth 10 sekonda.

Siç duket, interesimi për këtë televizor e ka bërë kompaninë Samsung të bindur që ta prodhojë si produkt real.

TV-ja ultra-HD i lakuar prej 105 inç (modeli U9500) po ashtu pritet të shitet gjatë gjysmës së dytë të këtij viti. Këta televizorë mund të jenë shumë të shtrenjtë. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Puna nga shtëpia, një prej trendeve globale në rritje

Tags >

samsungTV
Lajmet e fundit>