Harduer

Samsung prezantoi çipin e parë RAM në botë me kapacitet 8GB

Publikuar , 21 Tetor 2016
0
Samsung prezantoi çipin e parë RAM në botë me kapacitet 8GB

samsung-develops-industrys-first-8gb-lpddr4-mobile-dram_11639313506_o-100688739-largeDitën e sotme Samsung prezantoi memorjen e parë RAM në botë me kapacitet 8GB LPDDR4, një çip me dyfishin e kapacitet dhe shpejtësisë së RAM-ve aktuale të kompjuterave tanë.

Memorja e re shfrytëzon teknologjinë 10 nanometër duke i garantuar avantazh dyherë më të lartë sesa çipet 20 nanometër. Çipi i ri ka përmesa 15 mm x 15 mm x 1,0 mm.

Ndërsa laptopët e parametrave të lartë të ditëve të sotme përdorin çipet 8GB DRAM, Samsung shpreson se çipi i ri 8GB LPDDR4 do të kontribojë bujshëm në performancën e paisjeve të gjeneratës së re.

Çipi do të operojë në një shpejtësi transmetimi prej 4,266 Mbps, duke ofruar qasje të pakufizuar në përmbajtje 4K dhe të realitetit virtual. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Google Calendar probleme në mbarë botën

Tags >

samsung
Lajmet e fundit>