Harduer

Samsung prezantoi dizajnin e ri të telefonëve me palosje

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 30 Tetor 2019
0
I hapur telefoni është i ngjashëm me një smartfon normal por ku paloset sikur të ishte një guackë, ai merr gjysmën e madhësisë duke zënë shumë pak hapësirë në xhep. Samsung prezantoi dizajnin e ri të telefonëve me palosje

Pavarësisht rrjedhjes së vazhdueshme të detajeve të Galaxy S11 që vazhdojnë, pritshmëritë më e larta ishin nga pajisjet me ekrane të palosen dhe ditën e sotme Samsung i hodhi më shumë benzinë zjarrit.

Në Konferencën e Zhvilluesve të Samsung, kompania prezantoi dizajnin e pasardhësit të Galaxy Fold i cili paloset sikur të ishte një telefon me kapakë.

I hapur telefoni është i ngjashëm me një smartfon normal por ku paloset sikur të ishte një guackë, ai merr gjysmën e madhësisë duke zënë shumë pak hapësirë në xhep.

Gjithashtu duke qenë se paloset me ekranin nga brenda, telefoni do të jetë më rezistent sidomos gjatë përplasjeve.

Samsung gjithashtu tregoi disa skenarë palosjeje si hapja në 90 gradë ku gjysma e sipërme tregon një video që mund të jeni duke parë.

Kur do të mbërrijë ky telefon? Nuk mund të jemi të sigurte edhe pse ka pasur spekulime për gjysmën e parë të 2020-ës. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Skype sjell funksionin e munguar në platformat mobile

Tags >

samsung
Lajmet e fundit>