Harduer

Samsung prezantoi Galaxy Note 20 dhe Note 20 Ultra me çmime të kripura

Nga: PCWorld
Publikuar , 05 Gusht 2020
0
Vitet e fundit ka qenë shumë e vështirë shitja e pajisjeve me çmime 1000+ dollarë. Gjithësesi Note 20 është telefoni standard mbi të cilin çdo phablet tjetër gjykohet. Samsung prezantoi Galaxy Note 20 dhe Note 20 Ultra me çmime të kripura

Samsung kishte premtuar shumë të reja ditën e sotme në aktivitetin Unpacked, ku vëmendjen më të madhe do e merrnin modelet e reja Galaxy Note 20.

Ashtu si me Galaxy S20, Samsung ka vendosur të anashkalojë plot 10 numra për të prezantuar Note 20, pasardhësin e Note 10.

Pavarësisht këtij kapërcimi, progresi nuk është aq masiv sa emri sugjeron dhe në fakt janë përmirësime të vogla në ciklin 6 mujorë mes flagshipëve të kompanisë.

Normalisht ka disa detaje që bëjnë diferencën në mënyrë që kompania të ruajë pozitat e saj lider.

Linja Note si vitin e kaluar, edhe sivjet është ndarë në dy modele: Note 20 dhe Note 20 Ultra me çmime që fillojnë nga 1,000 dollarë dhe 1,300 dollarë respektivisht.

Telefonët mbërrijnë në një kohë kur njerëzit kanë më pak para për të shpenzuar sesa një vit më parë dhe do të ishin më të prirur të shpenzonin në aksesorë dhe laptopë ndërsa puna nga shtëpia bëhet një normë.

Në fakt vitet e fundit ka qenë shumë e vështirë shitja e pajisjeve me çmime 1000+ dollarë. Gjithësesi Note 20 është telefoni standard mbi të cilin çdo phablet tjetër gjykohet.

Note 20 ka ekran 6.7-inç 1080p ndërsa Note 20 Ultra ekran 6.9-inç 2160p. Modeli Ultra ka ekran me frekuencë të lartë rifreskimi prej 120Hz që i mungojnë modelit standard.

Të dy telefonët kanë shtuar mes 10 dhe 30 gram. Ato ruajnë sistemin me tre kamera të pasme të Galaxy S20 ndërsa Note 20 Ultra ka marrë thuajse çdo gjë nga S20 Ultra.

Është përdorur po e njëjta kamër 108-megapiksel por kësaj here me zmadhim 50x hibrid dhe 5x optik. Varianti standard ka 30x hibrid dhe 3x optik.

LEXO EDHE:  Samsung konfirmon aksidentalisht emrin e pasardhësit të Galaxy S10

Modeli Ultra ka një autofokus lazer ndërsa Note 20 kamër telefoto 64-megapiksel. Të dy mund të regjistrojnë video 8K

Një përmirësim i madh është bërë në lapsin Stylus i cili ka përgjigje më të shpejtë nga 42ms vitin e kaluar në 9ms këtë vit për variantin Ultra. Modeli standard ka një përmirësim nga 42ms në 26 milikekonda.

Me këtë telefon Samsung dhe Microsoft kanë zgjeruar partneritetin e tyre. Muajin e ardhshëm Note 20 do të marrë akses në Xbox Game Pass me mbi 100 lojëra.

Modelet fuqizohen nga Snapdragon 865+. Ultra ka 12GB RAM dhe 128 ose 256GB memorie. Note 20 ka 8GB RAM dhe 128GB memorie. Bateritë janë 4,500 mAh dhe 4,300 mAh respektivisht.

Porositë e para nisin nesër ndërsa dërgesat më 21 Gusht. /PCWorld Albanian