Lajmet

Samsung prezantoi sistemin operativ për Internetin e Gjërave Tizen RT

Publikuar , 16 Maj 2017
0
I quajtur Tizen RT, ky sistem operativ është ndërtuar për pajisjet inteligjente ose me fjalë të tjera për Internetin e Gjërave dhe do të prezantohet tek zhvilluesit ditën e sotme. Samsung prezantoi sistemin operativ për Internetin e Gjërave Tizen RT Photo Source: Samsung

Në të ardhmen makina larëse, një robot apo një fshesë Samsung do të ketë sistem operativ Tizen.

I quajtur Tizen RT, ky sistem operativ është ndërtuar për pajisjet inteligjente ose me fjalë të tjera për Internetin e Gjërave dhe do të prezantohet tek zhvilluesit ditën e sotme.

Është një version i shkurtuar i Tizen OS i cili përdoret në televizorët, telefonët dhe orët inteligjente të Samsung. Edhe pse është me burim të hapur, Samsung ngelet mbështetësi më i madh i sistemit operativ.

Aktualisht Samsung po zhvillon versionin Tizen 4.0 i cili do të publikohet në Shtator. Kompania do të ofrojë përditësime të tij gjatë konferencës.

Versioni më i fundit madhor i Tizen ishte versioni 2.4. ky sistem operativ ngelet i veçantë për kompaninë e cila ka në pajisjet e saj Android dhe Windows.

Natyrisht nuk është aq popullor sa Android si rezultat i numrit të vogël të zhvilluesve. Muajin e shkuar u bë subjekt kritikash pasi një hulumtues Izraelit zbuloi 40 probleme sigurie.

Tizen RT do të konkurrojë me Windows IoT Core, Google Android Things dhe Linux. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Google firmos fundin e fjalëkalimeve në Android

Lajmet e fundit>