Harduer

Samsung prezanton Exynos 9820 me arkitekturë 8-nanometër dhe LTE deri në 2Gbps

Nov 15 2018
0 Shpërndarje
Edhe në aspektin grafik Exynos 9820 sjell përmirësime të ndjeshme. Grafikat Mali-G76 MP12 kanë 40% më shumë performancës sesa grafikat e Exynos 9810. Samsung prezanton Exynos 9820 me arkitekturë 8-nanometër dhe LTE deri në 2Gbps

Vetëm një javë më parë Samsung prezantoi telefonin e shumëpritur me ekran që paloset ndërsa sot kompania solli çipin e ri, Exynos 9820.

Procesori i ri me tetë bërthama në Seritë 9 vjen me një procesor neural për aplikacionet e inteligjencës artificiale, një procesor me bërthama të përshtatura dhe një modem LTE me shpejtësi deri në 2Gbps.

Sipas Samsung, Exnos 9820 ka arkitekturë “tri-cluster” me dy bërthama të përshtatura, dy të performancës së lartë ARM Cortex-A75 dhe katër bërthama Cortex-A55.

Ai është i dizajnuar mbi arkitekturën 8-nanometër FinFET me 15% më shumë performancë në terësi ndërsa 20% për bërthamë.

Konsumi është ulur me 40%.

Samsung pretendon se procesori Neural performon detyrat e inteligjencës artificiale 7 herë më shpejtë sesa paraardhësi.

Edhe në aspektin grafik Exynos 9820 sjell përmirësime të ndjeshme. Grafikat Mali-G76 MP12 kanë 40% më shumë performancë sesa grafikat e Exynos 9810.

Procesori i kamerës gjithashtu është përmirësuar dhe mund të përballojë sensorë deri në 22 megapiksel frontalë ose dy sensorë 16-megapiksel në pjesën e pasme.

Video 8K me 30 frekuenca dhe 4K me 150 frekuenca janë të mundshme.

Në aspektin e konektivitetit, Exynos 9820 ka një model LTE të kategorisë 20 me shpejtësi shkarkimi deri në 2Gbps dhe ngarkimi deri në 316Mbps.

Së fundi Exynos 9820 ka një çip sigurie i cili ruan dhe menaxhon të dhënat biometrike duke i izoluar nga sistemi operativ.

Procesori hyn në prodhim në fund të 2018-ës. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>