Harduer

Samsung prezanton Galaxy Round, smartfonin e parë me ekran të lakuar

Publikuar , 09 Tetor 2013
0
Samsung prezanton Galaxy Round, smartfonin e parë me ekran të lakuar

round-hedSamsung gjatë muajit të kaluar “ngacmoi” audiencën e gjërë me disa plane për të lëshuar një pajisje me ekran të lakuar me një deklaratë për shtyp dhe të mërkurën kompania koreane zbuloi pajisjen: quhet Galaxy Round, siç e kanë parashikuar shumë njerëz.

Telefoni ka një paraqitje prej 5.7 inç, 1080p – që është i të njëjtës madhësi sikur Galaxy Note 3 i prezantuar së fundi, por panel është i lakuar horizontalisht në një mënyrë të ngjashme me një telekomandë.

Pajisja ka sistemin operativ Android 4.3, është e hollë 7.9 mm dhe peshon 154 g dhe ka një kamerë të pasme prej 13 mega piksellë dhe procesor katër-bërthamorë 2.3 GHz. Ngjashmëritë e pajisjes me Galaxy Note 3 janë edhe me pjesën e pasme, ku është një stil “lëkurë dhe thur”.

SAM_8939-665x424-520x331

Veçoritë e tjera janë “Gravity Effect”, që prodhon “interaksione virtuale” kur pajisja është duke qëndruar pjerrtas dhe format për të kontrolluar audiot incizimet dhe për të hapur albume me video dhe foto duke shtypur dhe anuar ekranin.

SAM_1536-665x424-520x331

Round është vendosur që të dalë këtë javë në Kore, ku do të kushtojë përafërsisht 1,013 dollarë. Kompania thotë që nuk ka ndonjë gjë për të dhënë për ndonjë datë të planifikuar për lëshim në vende të tjera, ose nëse pajisja do të dalë skenën ndërkombëtare.

LG po ashtu është duke punuar për të lëshuar pajisje të lakuar dhe një telefon që pritet të quhet G Flex është raportuar që të dalë përpara fundit të këtij viti. (PCWorld Albanian)

[youtube id=”UIEExKSjWi4″]

LEXO EDHE:  Google zbulon problem kritik sigurie në Mac përpara përditësimit

Lajmet e fundit>