Harduer

Samsung prezanton kapacitetin më të lartë të memories RAM për smartfonët

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 14 Mars 2019
0
Samsung tha se do të rrisë prodhimin e çipeve ekzistuese 8GB dhe çipit të ri 12GB 10-nanometër për tu përballur me kërkesën. Samsung prezanton kapacitetin më të lartë të memories RAM për smartfonët

Samsung prezantoi ditën e sotme DRAM me kapacitetin më të lartë për smartfonët, një paketë prej 12GB LPDDR4X i cili do tu japë smartfonëve premium fuqinë dhe performancën e një laptopi të rangut të mesëm.

Çipi do të jetë ideal për pajisje me sisteme kamerash komplekse dhe smartfonët me ekrane me palosje dhe rezolucione të larta.

Kompania tha se ndërsa smartfonët adoptojnë më shumë funksione të avancuara, Samsung është ballafaquar me kërkesë në rritje për DRAM të kapaciteteve të larta.

RAM i ri është ndërtuar mbi gjeneratën e dytë të arkitekturës 10-nanometër dhe mendohet se është përdorur tek edicionit prej qeramike i Galaxy S10+.

Ky telefon ka 12GB RAM LPDDR4X dhe Samsung prodhon vetëm tre çipe të LPDDR4X: dy 8GB dhe një 12GB.

I njëjti RAM pritet të shfaqet edhe tek Galaxy S10 5G. Duke qenë se RAM i ri zë shumë pak hapësirë, prodhuesit e telefonëve mund të krijojnë më shumë hapësirë për akomodimin e baterive më të mëdha, çipeve 5G, AI dhe kamerave.

Ka të njëjtën shpejtësi me LPDDR4 prej 4,266 MB/s por konsumon 10% më pak energji.

Kapaciteti më i lartë do ti bëjë telefonët më të shpejtë dhe më fluidë gjatë punës me disa aplikacione njëherazi. Samsung tha se do të rrisë prodhimin e çipeve ekzistuese 8GB dhe çipit të ri 12GB 10-nanometër për tu përballur me kërkesën. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Gjermania kundër SHBA për Huawei

Lajmet e fundit>