Harduer

Samsung prezanton laptopët Galaxy Book

Nga: PCWorld
Publikuar , 29 Prill 2021
Galaxy Book Pro vjen me procesorët Intel të gjeneratës së 11 nga Core i3 deri në Core i7. Samsung prezanton laptopët Galaxy Book

Samsung mbaji ditën e Mërkure një eveniment ku prezantoi “pajisjen më të fuqishme Galaxy” prodhuar ndonjëherë.

Siç sugjeronin spekulime kemi të bëjmë me një laptop. në të vërtetë kompania prezantoi disa laptopë si Galaxy Book Pro dhe Galaxy Book Pro 360 në disa konfigurime.

Galaxy Book Pro vjen me procesorët Intel të gjeneratës së 11 nga Core i3 deri në Core i7. Gjithashtu përfshin sasi të konsiderueshme RAM dhe memorie në varësi të buxhetit tuaj.

Mund të shkoni nga 8GB RAM deri në 32GB RAM dhe deri në 1TB memorie SSD. Të gjitha modelet kanë ekrane 1080p, edhe pse janë të disponueshme në variante 13.3-inç dhe 15.6-inç.

Laptopët kanë teknologji karikimi 65W.

Ku dallon Galaxy Book Pro 360?

Sjell të gjitha të mira e Galaxy Book Pro por shton një laptop S-Pen në paketim si dhe një dizajn ë konvertueshëm ku mund ta përdornin herë si laptop herë si desktop në varësi të nevojave.

Ka të njëjtën teknologji karikimi 65W. Çmimet fillojnë nga 1,000 dollarë për Galaxy Book Pro 13-inç dhe 1,100 dollarë për Galaxy Book Pro 15.6-inç. Porositë janë të hapura dhe shitjet nisin nga data 14 Maj.

Galaxy book Pro 360 kushton paksa më shumë me modelin 13-inç që fillon nga 1,200 dollarë dhe 15.6-inç nga 1,300 dollarë.

LEXO EDHE:  Gjenerata e re e Surface Pro do të ketë të paktën 8GB RAM