Harduer

Samsung prezanton memorien e re RAM për 5G dhe inteligjencën artificiale

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 18 Korrik 2019
0
Gjigandi Korean ka nisur prodhimin në masë të asaj çfarë ai e quan memoria e parë RAM 12GB LPDDR5 për telefonët. Samsung prezanton memorien e re RAM për 5G dhe inteligjencën artificiale

Ka kaluar vetëm pak muaj pasi Samsung prezantoi memorien DRAM me kapacitetin më të lartë, një pako 12GB LPDDR4X megjithatë tashmë ka gati një model tjetër akoma më të shpejtë.

Gjigandi Korean ka nisur prodhimin në masë të asaj çfarë ai e quan memoria e parë RAM 12GB LPDDR5 për telefonët.

Samsung prezantoi për herë të parë teknologjinë LPDDR5 vitin e kaluar me shpresën për tu ofruar telefonëve një RAM të shpejtë efikas ndaj energjisë dhe që mund të fuqizojnë aplikacionet “machine learning” dhe AI.

Ashtu si RAM-i LPDDR4X, komponenti është ndërtuar mbi çipin e gjeneratës së dytë 10-nanometër. Është dizajnuar për të qenë 1.3 herë më i shpejtë.

Me memorien e re telefonët mund të transferojnë 44GB memorie në vetëm 1 sekondë. Për më tepër komponenti i ri përdor 30% më pak energji. Samsung thotë se këto karakteristika do ti japin telefonëve të ardhshëm flagship fuqinë për të përdorur teknologjinë 5G dhe IA në maksimum duke rritur njëherazi jetëgjatësinë e baterisë.

Biznesi i çipeve të memories së Samsung kanë vuajtur në muajt e fundit për shkak të rënies së çmimeve dhe shitjeve. Konglomerati ka parashikuar të zhvillojë një çip 16GB LPDDR5 vitin e ardhshëm për smartfonët me më shumë funksione të avancuara. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Doni të fshini Instagram? Ja sesi të shkarkoni fotot

Tags >

samsung
Lajmet e fundit>