Harduer

Samsung prezanton në fshehtësi Galaxy Tab A 8-inç

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 29 Mars 2019
0
Samsung Galaxy Tab A 8.0 me S Pen ka ekran 8-inç LCD me po të njëjtin rezolucion të 10.1-inç prej 1920x1200 piksel. Samsung prezanton në fshehtësi Galaxy Tab A 8-inç

Gjashtë javë më parë Samsung prezantoi Galaxy Tab A 10.1 2019, një alternativë me kosto të përballueshme të Tab S5e. Tashmë kompania prezantoi një model akoma edhe më kompakt, një variant 8-inç i cili vjen me lapsin S Pen.

Samsung Galaxy Tab A 8.0 me S Pen ka ekran 8-inç LCD me po të njëjtin rezolucion të 10.1-inç prej 1920×1200 piksel.

S Pen duket të jetë i njëjti me Galaxy Note 8. Tab A 8.0 ka procesorin e njëjti Exynos 7904 por ka më shumë RAM prej 3GB. Memoria është e njëjtë prej 32GB dhe mund të zgjerohet deri në 512GB.

Tableti ka bateri 4,200 mAh dhe premton deri në 11 orë jetëgjatësi bateri duke shfletues. Nëse merrni modelin LTE, gjithashtu përfitoni 11 orë gjetëgjatësi bateri. Tableti peshon 325 gram dhe është 8.9 mm i trashë.

Specifika të tjera janë kamera e pasme 8-megapiksel dhe selfie 5-megapiksel. Në aspektin e konektivitetit tableti vjen me Wi-Fi 802.11ac, Bluetooth 5.0 LTE si dhe LTE opsionale. Tab A 8-inç ka një portë USB 2.0 dhe një kufjesh 3.5mm.

Duke qenë se është prezantuar në fshehtësi, ende nuk kemi detajet rreth çmimit. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  ICT Awards në vitin e shtatë në kërkim të gjurmëve inovatore

Tags >

samsung
Lajmet e fundit>