Biznes

Samsung prezanton një kartë bankare

Nga: PCWorld
Publikuar , 27 Maj 2020
0
Karta e debitit mund të integrohet lehtësisht në Samsung Pay. Sapo të krijoni një llogari Samsung Pay, automatikisht merrni një kartë virtuale e cila mund të shndërrohet edhe fizike. Samsung prezanton një kartë bankare

Samsung nuk priti gjatë për të prezantuar një kartë debiti të cilën gjiganti i teknologjisë e zbuloi sot. Quhet Samsung Money dhe ofron një eksperiencë të re për menaxhimin e parave në bashkëpunim me Martercard.

Karta e debitit mund të integrohet lehtësisht në Samsung Pay. Sapo të krijoni një llogari Samsung Pay, automatikisht merrni një kartë virtuale e cila mund të shndërrohet edhe fizike.

Mund të kontrolloni balancën, të bllokoni kartën, të etiketoni transaksione të dyshimta si dhe të kontrolloni llogarinë.

Sigurisht ka edhe përfitime. Së pari bëheni automatikisht pjesë e Samsung Rewards dhe shpërbleheni për çdo blerje të bërë me Samsung Pay. Përdoruesit besnikë mund të konvertojnë pikët në para.

Nëse diçka shkon tek, llogaria Samsung Pay ka një garanci deri në 1.5 milionë dollarë. Si Apple Card, edhe karta fizike e Samsung nuk ka një numër, një CVV e as detaje të cilat mund të përdoren nëse bie në duar të gabuara.

Karta e Samsung do të debutojë në Verë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Kufjet reja wireless të Samsung kanë një avantazh të madh krahasuar me gjeneratën e kaluar