Harduer

Samsung prezanton një memorie të re GDDR6W për kartat grafike me avantazhet e HBM2

Nga: PCWorld
Publikuar , 01 Dhjetor 2022
Samsung vë theksin tek realiteti virtual dhe aplikacionet e metaverse, por nuk do të thotë se GDDR6W nuk sjell përfitime të përgjithshme për kartat grafike diskrete. Samsung prezanton një memorie të re GDDR6W për kartat grafike me avantazhet e HBM2

Në 2016-ën Samsung dhe prodhuesit e tjerë filluan të prodhojnë pasardhësin e memorieve me bandwidth të lartë HBM i cili rezultoi të kishte probleme të shumta.

HBM2 u duk në fillim se kishte rregulluar të gjitha problemet e gjeneratës së kaluar duke shtuar kapacitetin, shpejtësinë dhe bandwidth-in. Për fat të keq HBM2 nuk pati asnjëherë sukses në kartat grafike desktop.

Linjat Fury dhe Vega përdorën HBM dhe HBM2 respektivisht. Secila prej tyre pati probleme dhe AMD u kthye tek GDDR6 përsëri duke filluar me linjën RX 5000.

Disa përdorues u zhgënjyen për braktisjen e shpejtë të HBM2, por Samsung nga ana tjetër prezantoi hyrjen më të fundit për familjen GDDR6, konkretisht GDDR6W.

Gjiganti Korean i teknologjisë dëshironte të sillte disa prej avantazheve të HBM2 në platformën tashmë të testuar dhe suksesshme GDDR6 duke shtuar bandwidth-in. Mbështetur në detajet dhe numrat e Samsung, GDDR6W mund të ripërcaktojë të ardhmen e kartave grafike.

Samsung vë theksin tek realiteti virtual dhe aplikacionet e metaverse, por nuk do të thotë se GDDR6W nuk sjell përfitime të përgjithshme për kartat grafike diskrete.

Modulet e memories janë të dyfishta, dhe Samsung thotë se ofrojnë dyfishin e kapacitetit dhe bandwidth-it të memories. Limiti i memories është 24GB për standardin GDDR6 ndërsa me platformën e re mund të arrijë deri në 48GB për një kartë grafike.

Këto ndryshime në vendosjen e moduleve dhe madhësisë së pllakës grafike bëjnë që GDDR6W të jetë 36% më e shkurtër sesa GDDR6.

Gjithashtu limiti aktual i bandwidth-it është 1TB për GDDR6X dhe me GDDR6W shtohet me 400MB/s. Edhe pse nuk kemi për të parë këtë standard të ri në kartat e reja grafike Lovelace dhe RDNA3, ekziston mundësia që Nvidia dhe AMD të adoptojnë GDDR6W në gjeneratat e ardhshme. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Cilat janë veçoritë kryesore të kamerës së serisë Galaxy S22?

Tags >

samsung