Harduer

Samsung prezanton një robot në formën e një topi tenisi një ndjek të zotin e vet

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 07 Janar 2020
0
Përveçse ndjek pronarin, roboti mund të sillet edhe si instruktor fitnesi dhe të ndihmojë me punët e shtëpisë. Për shembull mund të aktivizojë elektroshtëpiaket inteligjente si vakumet robotike kur mëson se nevojitet një pastrim. Samsung prezanton një robot në formën e një topi tenisi një ndjek të zotin e vet

Samsung prezantoi një robot në formën e një topi tenisi i cili quhet Ballie dhe rrokulliset dhe lëshon tinguj ndërsa ndjek pronarin e tij.

Apjisja ka një kamër të integruar e cila mund të kapë dhe të ruajë momente të veçanta thotë gjiganti teknologjik Korean.

“E dua këtë tipin,” tha presidenti dhe shefi ekzekutiv i Samsung H S Kim ndërsa Ballie e ndiqte në skenë. Ndërsa roboti është një ide argëtuese, ai mund të ketë vështirësi me shkallët.

Përveçse ndjek pronarin, roboti mund të sillet edhe si instruktor fitnesi dhe të ndihmojë me punët e shtëpisë. Për shembull mund të aktivizojë elektroshtëpiaket inteligjente si vakumet robotike kur mëson se nevojitet një pastrim.

Në median sociale pajisja është krahasuar me shoqëruesit robotikë të disa filmave si ai i Star Wars.

Samsung tha sa Ballie përmbush të gjitha standardet e sigurisë, privatësisë dhe mbrojtjes së të dhënave. Firma ende nuk ka zbuluar se kur pajisja do të jetë e disponueshme për tu blerë apo sa do të kushtojë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Të bësh para nga shtëpia – Si shqiptarët po shfrytëzojnë internetin dhe rrjetet sociale për të nxjerrë të ardhura

Tags >

samsung
Lajmet e fundit>