Lajmet

Samsung prezanton pamjen e re të Android e cila vjen për herë të parë me Galaxy S10

Nov 8 2018
0 Shpërndarje
Një prej tipareve kryesore One UI është ndërfaqja “Focus Blocks” i cili grupon ikonat e aplikacioneve që kryejnë funksione të ngjashme. Samsung prezanton pamjen e re të Android e cila vjen për herë të parë me Galaxy S10

Përveçse prezantoi telefonin e shumëpërfolur me ekran që paloset, Samsung foli edhe për planet e kompanisë drejt një Android më të pastër vizualisht.

Pamja e re e Android të përshtatur nga Samsung quhet One UI dhe jo vetëm që sjell dizajn të ri me ikona të rrumbullakët por gjithashtu dizajn minimalist i cili “orienton shikimin” drejt gjërave që kanë rëndësi.

Me shumë gjasa pamja e re do të jetë pasardhësi i Samsung Experience i cili zëvendësoi TouchWiz.

Një prej tipareve kryesore One UI është ndërfaqja “Focus Blocks” i cili grupon ikonat e aplikacioneve që kryejnë funksione të ngjashme.

Falë “Focus Blocks” navigimi në modelet me ekrane të mëdha si Note 9 dhe S9+ do të jetë shumë i lehtë.

Samsung gjithashtu demonstroi aplikacionin Messages ku ekrani ndahet në dy hapësira, hapësira e shikimit dhe e ndërveprimin. Duke prekur mesazhet në fund të ekranit, një shikim paraprak i bisedës shfaqet në krye.

Butonët e shpërndarjes janë zhvendosur në fund të ekranit të cilët janë më të lehtë për tu arritur.

Samsung tha se ndërfaqja e re do të ketë ngjyrën e telefonit. Bazuar në disa foto të publikuara, faqja kryesore duket shumë më e pastër.

Ky ridizajnim do të shfaqet për herë të parë në Galaxy S10 vitin e ardhshëm. /PCWorld Albanian

Tags >

samsung
Lajmet e fundit>