Harduer

Samsung prezanton pasardhësit e telefonëve më popullorë të kompanisë

Nga: PCWorld
Publikuar , 17 Mars 2021
Samsung zbuloi edhe një variant 5G të Galaxy A52 i cili ka procesor më të mirë. Po le të hyjmë në detaje. Samsung prezanton pasardhësit e telefonëve më popullorë të kompanisë

Samsung mund të jetë prodhuesi më i madh në botë i smartfonëve, por nuk do të thotë se telefonët më të mirë janë më popullorët. Kompania kryeson segmentin e mesëm me shitjet dhe vitin e kaluar Galaxy A51 ishte telefoni më i shitur.

Sot kompania prezantoi pasardhësin Galaxy A52 së bashku me smartfonin tjetër të segmentit të mesëm Galaxy A72. Ky i fundit ka bateri më të madhe, ekran më të madh por të njëjtin procesor.

Samsung zbuloi edhe një variant 5G të Galaxy A52 i cili ka procesor më të mirë. Po le të hyjmë në detaje.

Modeli 5G i A52 është padyshim opsioni më i mirë i cili vjen me ekran me frekuencë 120Hz dhe çmim afro 500 dollarë. Teknologjia 5G këtu është për frekuencat nën 6Ghz dhe jo teknologjia e shtrenjtë mmWave. Dy modelet e tjera kanë vetëm 4G. Të gjithë smartfonët e zbuluar sot kanë rezistencë ndaj ujit dhe pluhurit IP67, NFC, altoparlantë stereo, USB-C dhe portë micro-SD.

Dizajni është identik për tre telefonët. Në pjesën ballore gjendet kamera hole-punch, koniza e hollë e ekranit i cili është pak më e trashë sesa korniza e modeleve të segmentit të lartë. Duke qenë se janë smartfon të rangut të mesëm materialet përbërëse janë plastika në vend të xhamit në pjesën e pasme.

Kamerat

Janë plot 4 kamera të pasme së bashku me një dritë LED flash. Sistemi është identik tek të tre smartfonët me përjashtim të A72 që ndërron kamerën e thellësisë me një telefoto 3X. Së fundi smartfonët kanë Android 11 dhe premtojnë tre vite përditësime me versionet e fundit Android dhe 4 vite me përditësime sigurie. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Publikohen fotot e Galaxy S21