Harduer

Samsung prezanton procesorin e parë celular me grafika AMD

Nga: PCWorld
Publikuar , 18 Janar 2022
Zakonisht çipet Exynos të rangut të lartë shkojnë për seritë flagship Galaxy S të Samsung edhe pse variantet Amerikane shiten me procesorin Snapdragon. Mbetet për tu parë sesi do të përkthehet në performancë, përfshirja e AMD Samsung prezanton procesorin e parë celular me grafika AMD

Samsung prezantoi ditën e sotme Exynos 2200, procesorin më të fundit mobil ndërtuar dhe prodhuar nga kompania për smartfonët.

Është çipi i parë mobil i Samsung që përfshin një kartë grafike nga AMD, konkretisht RDNA 2 duke aktivizuar funksionalitete të avancuara si ray-tracing.

Bashkëpunimi me AMD po vinte prej kohësh. Dy kompania nisën një marrëveshje licencimi në 2019-ën dhe AMD konfirmoi vitin e kaluar se çipi i ardhshëm Exynos i Samsung do të kishte grafika AMD.

Exynos 2200 bazohet në arkitekturën 4-nanometër. Samsung e brandoi grafikën si XClipse.

Në aspektin e fuqisë procesorike, Exynos 2200 përdor bërthama Armv9: një bërthamë të fuqisë së lartë Cortex-X2, tre bërthama Cortex-A710 për performancë të balancuar dhe katër bërthama efikase Cortex-A510.

NPU (Neural Processing Unit) është përmirësuar duke ofruar dyfishin e performancës ndërsa arkitektura e ISP (Image Singal Process) mbështet sensorët deri në 200-megapiksel.

Zakonisht çipet Exynos të rangut të lartë shkojnë për seritë flagship Galaxy S të Samsung edhe pse variantet Amerikane shiten me procesorin Snapdragon. Mbetet për tu parë sesi do të përkthehet në performancë, përfshirja e AMD.

LEXO EDHE:  Kriza e çipeve vulos fatin e smartfonit shumë popullor të Samsung