Harduer

Samsung prezanton sensorin 200-megapiksel për kamerat e smartfonëve

Nga: PCWorld
Publikuar , 02 Shtator 2021
Samsung e quan teknologjinë e kombinimit të pikselëve si “ChameleonCell.” Sensori pritet të përmirësojë ndjeshëm performancën fotografike në dritë të pakët. Samsung prezanton sensorin 200-megapiksel për kamerat e smartfonëve

Samsung prezantoi një sensor 200-megapiksel për kamerat e smartfonëve dhe deri më sot është sensori me rezolucionin më të lartë prezantuar ndonjëherë.

IOSCELL HP1 ka piksel me madhësi 0.64um dhe i kombinon 16 prej tyre për një sensor me madhësi 12.5-megapiksel dhe madhësi pikseli prej 2.56um.

Samsung e quan teknologjinë e kombinimit të pikselëve si “ChameleonCell.” Sensori pritet të përmirësojë ndjeshëm performancën fotografike në dritë të pakët.

Edhe pse në përdorim të zakonshëm ka madhësi prej 12.5-megapiksel, sensori mund të kapë edhe imazhe me rezolucion 200-megapiksel ose 50-megapiksel duke kombinuar dy piksel në një.

Në modalitetin e fundit, HP1 realizon video 8K. Samsung gjithashtu prezantoi edhe një sensor tjetër quajtur ISOCELL GN5. Është 50-megapiksel me madhësi pikseli prej 1.0um. Samsung thotë se është i pari sensor që integron teknologjinë Dual Pixel Pro në sensorët 1.0um.

E thënë thjeshtë ngjan me një version të vogël të sensorit GN2 që ka pikselë 1.4um dhe aktualisht është sensori më i madh në përdorim nga Mi 11 Ultra. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Bizneset po adoptojnë Windows 11 me ritme të larta

Tags >

samsung