Harduer

Samsung prezanton smartfonin Galaxy Ace me Android KitKat

Publikuar , 09 Prill 2014
0
Samsung prezanton smartfonin Galaxy Ace me Android KitKat

Galaxy-Ace-Style-Product-Specifications-730x737Javën e kaluar, Samsung foli për Galaxy Ace Style, një smartfon i parametrave mesatar që kishte platformën Android KitKat, dhe ditën e sotme pajisja më në fund u prezantua zyrtarisht nga kompania. Samsung Galaxy Ace Style duket të ketë dizajnin tipik të Samsung-ut, por ka për qëllim të jetë në linjën e smartfonëve buxhetor për xhepin e shumë përdoruesve.

Me një ekran 4 inç, procesor Dual Core 1.2 ghz, 4 GB hapësirë të dhënash dhe me ndërfaqen Touchwiz të Samsung, ky smartfon është ajo çfarë kërkojnë përdoruesit e thjeshtë të telefonave të mençur. Më e rëndësishmja është se pajisja ka versionin më të fundit të Android, atë 4.4 KitKat.

Ka një kamerë të pasme 5 Megapixel, ndërkohë që kamera frontale është VGA. Siç ju mund të prisnit gjithashtu ka mbështetje për microSD duke bërë të mundur për përdoruesit të shtojnë hapësirën e të dhënave.

Samsung akoma nuk ka dhënë një çmim për pajisjen, por raportime të ndryshme sugjerojnë një kosto diku nga 275 dollarë deri në 410 dollarë, por që është e qartë që ky smartfon u drejtohet përdoruesve mesatare dhe hyn në linjën e smartfonëve të parametrave mesatarë. Telefoni do të jetë i disponueshëm në mbarë botën “duke filluar nga ky muaj” dhe është në dy ngjyra, të bardhë dhe gri. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Rusia do të "shkëputet" nga interneti

Lajmet e fundit>