Harduer

Samsung prezanton telefonin e dytë me palosje për këtë vit

Nga: PCWorld
Publikuar , 23 Korrik 2020
0
Përveç teknologjisë 5G, telefoni vjen edhe me procesorin e ri Qualcomm Snapdragon 865 Plus dhe dy ngjyra të reja. Samsung prezanton telefonin e dytë me palosje për këtë vit

Samsung Galaxy Z Flip 5G, një variant i telefonit me palosje në formatin guackë do të ketë gjeneratën e re të rrjeteve celulare dhe të debutojë më 7 Gusht. Por performanca ekstra do të kushtojë më tepër, konkretisht 1,450 dollarë.

Versioni 4G i Galaxy Z Flip doli në shitje më 14 Shkurt të këtij viti një muaj përpara se të niste izolimi i pandemisë së koronavirusit. Telefoni i dytë me palosje pas Galaxy Fold, ka dizajn të ngjashëm me Motorola Razr me ekran 6.7-inç përbërë prej xhami dhe jo plastike.

Përveç teknologjisë 5G, telefoni vjen edhe me procesorin e ri Qualcomm Snapdragon 865 Plus dhe dy ngjyra të reja. Shumica e kompanive ende nuk kanë një telefon me palosje ndërsa Samsung shet tre të tillë.

Së bashku me versionin 5G të Flip, Samsung pritet të prezantojë gjeneratën e dytë të Flip më 5 Gusht. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Samsung Galaxy A41 dhe A21s – inovacione me çmime fantastike që duhet t’i bëni tuajat