Harduer

Samsung prezanton telefonin e parë Windows 8, Ativ S

Publikuar , 30 Gusht 2012
0
Samsung prezanton telefonin e parë Windows 8, Ativ S

Samsung ka habitur të gjithë duke njoftuar për produktin e tij më të ri, Ativ S, smartfoni i parë në botë Windows 8, duke dalë kështu përpara Nokia-s dhe çdo partneri tjetër të Microsoft, që është duke planifikuar të nxjerrë produktin e vet.

Ativ S është një nga produktet më të mira në linjën e produkteve të Samsung, Ativ Windows 8.

Duke filluar nga celulari, Ativ S është një pajisje 4.8-inç, me një ekran Super AMOLED 1280 x 720, një procesor Dual-Core 1.5GHz, RAM 1GB, memorie e brendshme 16GB ose 32GB, shasi ngjyrë alumini, portë microSD, kamera frontale 1.9MP dhe nga pas 8MP, dhe sigurisht një sistem operimi Windows Phone 8, këto sipas postimeve të marra nga blogu i Microsoft Windows Phone.

“Sot në IFA Berlin, Samsung hoqi perden për të prezantuar aparatin e tij të parë Windows 8, Ativ S. Ai është i pari në linjën e harduerëve me Windows Phone 8 që do të pasojnë, por sigurisht është një nisje goxha e mirë,” – deklaron Microsoft.

“Samsung ndërtoi Ativ S me teknologjinë më të fundit, në veçanti për të gjithë ata që duan një smartfon të fuqishëm.” (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Shtoni privatësinë në Android dhe iOS me DNS-të e Cloudflare

Lajmet e fundit>