Harduer

Samsung prezanton zyrtarisht Galaxy S10 dhe S10 Plus, fillojnë nga 899 dollarë

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 20 Shkurt 2019
0
Përveç madhësisë ekranet tek të dy modelet janë identike: 1440-piksel 19:9 OLED (që Samsung e quan Dynamic AMOLED) me certifikim HDR10+. Samsung prezanton zyrtarisht Galaxy S10 dhe S10 Plus, fillojnë nga 899 dollarë

Në vazhdën e përpjekje disa vjeçare për të eliminuar kornizat e ekranit dhe ofruar ekrane sa më të mëdha, sot Samsung prezantoi Galaxy S10 dhe S10 Plus me ekran 6.1-inç dhe 6.4-inç respektivisht pothuajse pa kornizë fare.

Të dy modelet kanë ekran dukshëm më të mëdha sesa S9 dhe S9 Plus por dimensionet e përgjithshme pothuajse nuk kanë ndryshuar.

Në fakt S10 Plus është më i vogël sesa S9 Plus edhe pse ka ekran 0.2-inç më të madh. Të dy telefonët janë të mëdhenj dhe nëse nuk ndiheni rehat me to, Galaxy S10E është një tjetër alternativë.

Përveç madhësisë ekranet tek të dy modelet janë identike: 1440-piksel 19:9 OLED (që Samsung e quan Dynamic AMOLED) me certifikim HDR10+. Të dy kanë skaje të harkuara dhe kornizë prej alumini. Janë plot ngjyra, me shkëlqim të fortë dhe vibrant më cilësorë se ekranet paraardhëse.

Ekranet e S10 kanë dy tipare të veçanta. E para është kamera nën ekran “hole-punch”. Versioni standard ka një kamër frontale ndërsa S10 Plus dy të tilla dhe si rezultat një prerje më të gjerë. Nuk na bindi pse ekranet “hole-punch” janë më të mira sesa ato me “notch” megjithatë duke pasur në konsideratë sesa shumë njerëzit i urrejnë këta të fundit Samsung mund të bëjë reklamë.

Tipari i dytë që nuk e shikoni është skaneri ultrasonik i shenjave të gishtërinjve që ju nuk e shikoni dhe që zëvendëson skanerin kapacitiv tradicional që gjendej në pjesën e pasme të S9. Samsung thotë se është skaneri më i avancuar në treg, i qëndrueshëm dhe i vështirë për tu manipuluar, ndjeshëm superior përballë skanerëve optik të OnePlus 6T.

LEXO EDHE:  Rrjedhin informacione të reja rreth Note 9, karikuesit wireless dhe S-Pen

Një disavantazh i skanerëve ultrasonikë është se nuk funksionojnë me xhamat mbrojtës së trashë. Si rezultat Samsung duhet ti certifikojë këto xhama përpara se të shiten.

Në cilësinë e ndërtimit dhe ndjesinë, mbase këto janë telefonët më premium që Samsung ka prodhuar ndonjëherë. Samsung ende përdor alumin në vend të çelikut që përdor Apple për iPhone XS dhe XS Max.

S10 Plus do të jetë i disponueshëm edhe me kapak të pasëm prej qeramike.

Galaxy S10

Kamerat e S10

S10 dhe S10 Plus kanë të njëjtin sistem kamerash: tre lente me kënd të gjërë, kënd super të gjerë dhe telefoto respektivisht. Kamera me kënd të gjerë dhe telefoto janë të njëjtat që gjeni në S9 Plus të vitit të kaluar me sensorë 12-megapiksel dhe stabilizim optik. Lentja telefoto ka hapje f/2.4 ndërsa kamera me kënd të gjerë hapje prej f/1.5 dhe f/2.4. Ndërsa kamera me kënd super të gjerë dhe sensor 16-megapiksel ka hapje prej f/2.2.

Samsung nuk është i pari që ofron sistem të trefishtë kamerash. LG e bëri vitin e kaluar me V40. Megjithatë mbetet për tu parë sesi funksionojnë në praktikë. Kompania ka aplikuar funksione të reja për kamera si “Scene Optimizer” që identifikon 30 skenda të ndryshme për të përmirësuar konfigurimin apo “Shot Suggestion” që ndihmon në rregullimin e fotove të dobëta.

Për regjistrim video, Galaxy S10 ofron mbështetje për 4K UHD në të dy kamerat e madje me HDR10+. Modaliteti “Super Steady Video” regjistron video të embla por që iPhone mbetet lider në video regjistrimet.

Kamera frontale e S10-ës ka 10-megapiksel me hapje f/1.9 dhe autofokus “Dual Pixel.” S10 Plus ka një kamër të dytë frontale me madhësi 8-megapiksel që e përdor për të kapur thellësinë e imazheve dhe realizuar portrete.

LEXO EDHE:  Malta udhëheq Evropën në rregullimin e kriptomonedhave

Ndryshe nga Pixel 3, kamera dytësore e S10 Plus nuk ka kënd të gjerë. Samsung thotë se edhe modeli standard i S10-ës do të ketë funksione për kapjen e portreteve por jo aq i avancuar sa S10 Plus.

Specifikat e harduerit S10

  • Ekrani: 6.1-inç/6.4-inç Quad HD+ 19:9
  • Kamerat e Pasme: 12-megapikse kënd i gjerë, 12-megapiksel telefoto dhe 16-megapiksel kënd super i gjerë
  • Kamera Selfie: 10megapiksel, 8-megapiksel (S10 Plus)
  • Dimensionet: 70.4 x 149.9 x 7.8mm, 157g (S10) / 74.1 x 157.6 x 7.8mm, 175g (Qeramikë: 198g) (S10 Plus)
  • Procesori: Snapdragon 855
  • RAM: 8 ose 12GB
  • Memoria: 128GB deri në 512GB (1TB për S10 Plus) + microSD
  • Bateria: 3,400 mAh (S10)/ 4,100 mAh (S10 Plus)
  • Sistemi Operativ: Android 9 Pie One UI
  • Konektiviteti: Wi-Fi 6, Bluetooth 5, LTE Cat.20
  • Karikim wireless, USB-C, kufje 3.5mm

Çfarë fshihet në brendësi të S10 dhe S10 Plus?

S10 dhe S10 Plus vinë me procesor Snapdragon 855 me 8GB dhe 12GB RAM dhe deri 1TB memorie për modelin S10 Plus. Të dy modelet fillojnë nga 128GB dhe ofrojnë mbështetje për kartat microSD.

Kapacitetet e baterisë variojnë nga 3,400 mAh për modelin standard deri në 4,100 mAh për modelin Galaxy S10 Plus. Të dy modelet kanë karikim wireless dhe aftësinë për të karikuar kufjet wireless Galaxy Buds dhe orën inteligjente Galaxy Watch Active.

Por tiparet nuk mbarojnë këtu. S10 dhe !0 Plus kanë certifikim IP68 për rezistencë ndaj ujit dhe pluhurit, kufjet 3.5mm, Wi-Fi 6, Bluetooth 5 dhe LTE me shpejtësi deri në 2Gbps.

S10 mbërrin me Android 9 Pie dhe ndërfaqen One UI që sapo ka mbërritur tek modelet S9. Dhe po, kanë një buton Bixby.

LEXO EDHE:  Haradinaj e Rama zotohen për heqjen romingut me Shqipërisë dhe Kosovës

Në terësi duken telefonë solidë, më të fuqishëm dhe më inovativë krahasuar me gjeneratën e kaluar. Nuk janë aq të avancuar sa Samsung pretendon po të krahasojmë me Galaxy S8 dy vite më parë. Por pikat e forta të Samsung janë bërë më të forta tek Galaxy S10 dhe S10 Plus. Telefonët dalin në shitje më 8 Mars. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>