Harduer

Samsung prezanton zyrtarisht tabletin Galaxy Tab 3 Lite

Publikuar , 16 Janar 2014
0
Samsung prezanton zyrtarisht tabletin Galaxy Tab 3 Lite

Galaxy-Tab3-Lite_03Tashmë është bërë realitet prezantimi i tabletit të shumë përfolur Galaxy Tab 3 Lite. Në përgjithësi Samsung synon që në linjën e re Lite të përfshijë pajisje me një dizajn më të hollë dhe më praktik.

Tab 3 Lite është i pajisur me një proçesor 1.2 GHz dual-core, ekran 7 inç me rezolucion 1024×600 piksel, 1 GB RAM dhe 8 GB memorie e cila mund të shtohet deri në 32 GB nëpërmjet kartave microSD. Pajisja suporton rrjetet Wi-Fi, Wi-Fi Direct, 3G dhe 2G. Tab 3 Lite do të ofrohet për përdoruesit me sistem Android 4.2 Jelly Bean.

Ndoshta këto nuk janë parametrat më impresionues të mundshëm të tabletit, por në qoftë se pajisja ofrohet me një çmim të kënaqshëm do të munde të tërheqë një numër të madh klientësh.

Kompania nuk ka dhënë ende detaje mbi çmimin e saktë, por duke marrë parasysh se Galaxy Tab 3 shitet për 200 $, mund të themi se modeli Lite do të ketë një çmim akoma më konkurrues. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Riparimi i Galaxy Note 9, iFixit i jep notën 4

Lajmet e fundit>