Harduer

Samsung pritet të nxjerrë në tetor tabletin e tij 12 inç

Publikuar , 21 Gusht 2013
0
Samsung pritet të nxjerrë në tetor tabletin e tij 12 inç

Samsung TabletLajmet që vijnë nga Korea tregojnë se Samsung do të lançojë tabletin e tij 12 inç në tetor të këtij viti.

The Korean Economic Daily raporton se tableti do të përdorë një rezolucion më shumë se Full HD nga Samsung Display dhe pretendon se modeli do të lançohet në tetor.

Digitimes javën e kaluar raportoi se si Samsung ashtu edhe Apple po punojnë për tabletë më të mëdhenj. The Wall Street Journal gjithashtu është shprehur se kompania Apple është duke testuar iPad-in e saj 12.9 inç.

Akoma nuk ka informacione të detajuara mbi specifikimet e tabletëve gjigande, edhe pse disa informacione të përhapura pretendojnë për një ekran me një rezolucion të njëjtë si Google Nexus 10 dhe një procesor ARM 11. Gjithashtu është thënë se tableti do të lançohet muajin e ardhshëm tek ekspozita që do të mbahet në Gjermani. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Analistët ulin pritshmëritë për shitjet e iPhone XS Max për shkak të kërkesës së dobët

Lajmet e fundit>