Harduer

Samsung publikon axhendën e përditësimeve në Android 9 Pie

Dec 25 2018
0 Shpërndarje
Ky version i ri i Android ka filluar të dërgohet që nga dita e Hëne ndërsa po të njëjtën ditë Samsung përditësoi aplikacionin Members së bashku me axhendën e përditësimeve Android 9 Pie në muajt në vijim. Samsung publikon axhendën e përditësimeve në Android 9 Pie

Samsung zgjodhi që tu bënte dhuratë përdoruesve të Galaxy S9 dhe S9 Plus versionin e ri të sistemit operativ Android 9 Pie me pamjen e re One UI.

Ky version i ri i Android ka filluar të dërgohet që nga dita e Hëne ndërsa po të njëjtën ditë Samsung përditësoi aplikacionin Members së bashku me axhendën e përditësimeve Android 9 Pie në muajt në vijim.

Sipas kësaj axhende, Galaxy S9 dhe S9 Plus duhet të merrnin përditësimin në Janar të 2019-ës edhe pse tashmë ka nisur.

Në linjë pas këtyre dy modeleve është Galaxy Note 9 dhe më pas flagshipët e 2018-ës: Galaxy S8 dhe S8 Plus si dhe Note 8.

Të tre këta modele do të marrin Android 9 Pie në Mars të 2019-ës.

Më pas nga muaji Prill përditësimet do të vijojnë me Galaxy A7, A8, A8 Plus dhe A9.

Të gjithë modelet e tjera do të marrin përditësimin mes muajve Prill dhe Tetor ku spikasin Galaxy J3 dhe J7 2017 apo tableti Tab A 10.5

Çuditërisht në këtë listë nuk figurojnë modelet Galaxy A6 dhe A6 Plus, J6 dhe J6 Plus apo J4 dhe J4 Plus. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Instagram po ndërton një aplikacion të pavarur blerjesh

Lajmet e fundit>