Harduer

Samsung publikon axhendën, ja kur Android 10 mbërrin tek S10, Note 10 dhe Galaxy A

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 28 Nëntor 2019
0
Akoma edhe më keq për Galaxy S9 dhe Note 9 të cilët mund të mos përditësohen deri në Prill të 2020. Samsung publikon axhendën, ja kur Android 10 mbërrin tek S10, Note 10 dhe Galaxy A

Samsung Galaxy S10 dhe Note 10 kanë filluar të marrin përditësimin One UI 2.0 prej javësh. Edhe Galaxy S9 dhe Note 9 po marrin këtë version madhor të Android.

Por nëse po prisni që versionet stabile të Android 10 të mbërrijnë në telefonët Galaxy përpara fundit të 2019-ës atëherë do tu duhet të prisni më gjatë.

Filiali i Samsung në Izrael ka publikuar një axhendë përditësimesh dhe sipas asnjë prej telefonëve Samsung nuk merr Android 10 deri në 2020.

Konkretisht Galaxy S10 dhe Note 10 marrin përditësimin në Janar të 2020 dhe Samsung kështu thyen një premtim për të ofruar përditësime përpara fundit të vitit.

Akoma edhe më keq për Galaxy S9 dhe Note 9 të cilët mund të mos përditësohen deri në Prill të 2020.

Përveç flagshipëve, Samsung Izrael foli edhe për seritë Galaxy A. Kompania do të nisë Android 10 në Galaxy A7 2018, Galaxy A9 2018, Galaxy A50 dhe Galaxy A70 në 2020. Debutimi për Galaxy A20, A10, A30S dhe A10S do të ndodhë në në Maj.

Vlen të përmendet se kjo axhendë ndryshon sipas rajoneve ndërsa ne do tju mbajmë të përditësuar rreth zhvillimeve të reja. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Zëvendësimi i ekranit të Huawei Mate X kushton sa një Galaxy Note 10 i ri