Harduer

Samsung publikon një video ku testohet mekanizmi i palosjes së Galaxy Fold

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 28 Mars 2019
0
Por shqetësimi kryesor nuk është nëse Galaxy Fold paloshet siç duhet por nëse përdoruesit rrezikon dy probleme estetike: hendeku i palosjes dhe rrudhë që shfaqet në ekranin ku paloset. Samsung publikon një video ku testohet mekanizmi i palosjes së Galaxy Fold

Samsung ka vendosur tu japë fund dyshimeve për qëndrueshmërinë e Galaxy Fold duke zbuluar sesi çdo model testohet.

Kompania publikoi një video ditën e Mërkure që tregon pajisjet duke u testuar në një fabrikë. Aty shfaqet një Galaxy Fold duke u palosur disa herë.

Samsung thotë se pajisja 2,000 dollarëshe u reziston 200,000 palosjeve, që i bie të jetë 100 palosje në ditë për 5 vite me radhë.

Por shqetësimi kryesor nuk është nëse Galaxy Fold paloset siç duhet por nëse përdoruesit rrezikohen dy probleme estetike: hendeku i palosjes dhe rrudhë që shfaqet në ekranin ku paloset.

Kur paloset, dy pjesët e telefoni qëndrojnë në një kënd 85 gradë. Kjo do të thotë se ekrani nuk do të jetë plotësisht i rrafshët kur paloset dhe vendoset mbi tavolinë. Disa kanë filluar të spekulojnë se Galaxy Fold zhvillon një rrudhë që bëhet e dukshme kur telefoni është i pa palosur.

Nuk dihet sesi probleme të tilla mund të ndikojnë në shitjet e telefonit. Telefoni del në shitje më 26 Prill me çmim prej 1,980 dollarësh. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Apple dhe Google nën presion për të hequr aplikacionin e gjurmimit të femrave në Arabinë Saudite

Lajmet e fundit>