Biznes

Samsung raporton 26 % rritje në fitime, paralajmëron ngadalësim të shitjeve të smartfonëve

Publikuar , 25 Tetor 2013
0
Samsung raporton 26 % rritje në fitime, paralajmëron ngadalësim të shitjeve të smartfonëve

Samsung raportoi që përfitimet e veta gjatë tremujorit të tretë u rritën me 26 për qind në 10.6 trilionë uonë (rreth 9.6 miliardë dollarë), por paralajmëroi që shitjet e smartfonëve të kompanisë do të ngadalësohen falë garës së rritur.

Rritja e fitimeve ishte udhëhequr kryesisht nga fitimet nga biznesi i çipave, që është dyfishuar në 2.06 trilionë uonë, që është vlera më e lartë në tre vitet e fundit, falë çmimeve më të larta të çipave këtë vit pas një zjarri muajin e kaluar në fabrikën SK Hynix në Kinë e cila shkaktoi një ndërprerje të shkurtër në një komponent kyç.

Kërkesa për çipa ishte udhëhequr nga pajisjet mobile, serverët dhe lëshimi i konsollave të reja për lojëra.

Divizioni mobil i ndërmarrjes Samsung raportoi një rekord prej 6.7 trilionë uonë, falë rritjes së vëllimit të shitjeve të modeleve të lira të smartfonëve të vet, që kanë baraspeshuar shitjet që po ngadalësohen të pajisjeve si Galaxy S4 dhe Note 3.

Ndërmarrja paralajmëroi që kërkesa për smartfonët e vet do të ngadalësohet gjatë sezonit të pushimeve dimërore, për shkak të garës nga pajisjet e tjera (si iPhone i Apple) e po ashtu edhe margjinat më të ngushta teksa mundohet të shpenzohet në reklamim gjatë fundvitit.

Samsung thotë që pret të shohë rritje të shitjeve të smartfonëve nga 1-5 për qind në tremujorin e tanishëm në krahasim me tremujorin paraprak. (PCWorld Albanian)

samsung-s4

LEXO EDHE:  ICT Awards dhe S4J Aftësi për Punë organizuan në qytetin e Vlorës bootkampin e dytë ICTS

Tags >

samsung
Lajmet e fundit>