Analiza

Samsung raporton se ka shitur 40 milionë pajisje Galaxy Note

Publikuar , 01 Tetor 2013
0
Samsung raporton se ka shitur 40 milionë pajisje Galaxy Note

galaxy noteKompania Samsung ka raportuar se ka shitur 40 milionë pajisje të Galaxy Note në vetëm dy vite.

Sipas FocusTaiwan, Samsung arriti pikën e dëshiruar në vetëm dy javë, pasi tha se shiti 38 milionë pajisje Note.

Ndërkohë gjatë tremujorit të fundit, Apple shiti 31.2 milionë iPhone. Disa kritikë ishin skeptik se si smartfonët “phablet” 5.5 inç do të silleshin në treg, por nuk u desh shumë kohë për kompaninë të provonte të kundërtën. Që atëherë konkurruesit si Nokia dhe HTC kanë lançuar smartfonë me ekrane më të mëdhenj.

Note II pati sukses direkt pas lançimit të tij në shtator të 2012, ku dy muaj më vonë u shitën 5 milionë njësi. Samsung Galaxy Note III doli në treg javën e kaluar. Sipas shefit ekzekutiv të Samsung-ut J.K. Shin, kompania pret që të shiten 10 milionë njësi.

Galaxy Note II është një pajisje hibride (tablet-smartfon) 5.5-inç . Ka një procesor me dy bërthama 1.6 Ghz, 2 GB RAM dhe 64 GB hapësirë ruajtëse. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  INSTAT, ndërmarrjet ekonomike që përdorin internet ishin 96,0 % më 2017

Lajmet e fundit>