Harduer

Samsung SCH-W880 me 12 megapiksel dhe 3x zoom optik

Publikuar , 28 Shtator 2009
0
Samsung SCH-W880 me 12 megapiksel dhe 3x zoom optik

Modeli i ri M8920 apo ndryshe SCH-W880 më shumë mund të quhet aparat digjital sesa shumica e celularëve tjerë që përmbajnë thjerrëz 12 megapikselëshe.

Sipas të gjitha gjasave ky është pasardhës i Samsung Pixon 12 (M8910), por këto janë ende supozime sepse fjalë zyrtare nga Samsung ende nuk ka.  Megjithatë duket se debutimi para publikut është shumë afër dhe imazhet të cilat po i shihni janë paraqitur gjatë vikendit në internet.

Ajo çfarë është mbresëlënëse për këtë aparat është zoom-i i zgjeruar optik 3x (diçka që është bartur nga SCH-B600), dhe tastet e dedikuara për kontrollim të kamerës. Përveç kësaj modeli i ri do të përmbajë një ekran të madh 3.3 inç WVGA AMOLED. Sipas specifikave të përgjithshme ky celular do të sjellë video në format HD (720p), transfertë HSDPA, Wi-Fi, GPS, Bluetooth, port microSD dhe teknologji DMB për televizion në mobil.

Specifikat e mëtutjeshme do të paraqiten vetëm kur ky produkti i dedikuar për tregun Korean të paraqitet në skenë.

LEXO EDHE:  LG G8 ThinQ nuk ndryshon shumë nga paraardhësi

Lajmet e fundit>