Harduer

Samsung shet 1 milion Galaxy Note brenda dy muajve

Publikuar , 31 Dhjetor 2011
0
Samsung shet 1 milion Galaxy Note brenda dy muajve

Sipas lëshimit për shtyp nga Samsung, si smartphone ashtu edhe si tablet, Note ka parë një rritje përgjatë Evropës dhe Azisë, posaçërisht në Francë, Gjermani, Hong Kong dhe Taiwan. Samsung i quajti si “të dukshme” pasi që pajisja është duke krijuar një treg të ri për një urë në mes të telefonave dhe tabletëve.

Note, i cili doli në breg të tregut të Britanisë në mesin e muajit nëntor, është duke shënuar rritje të shitjeve. Megjithëse konsumatorët në Shtetet e Bashkuara nuk e kanë një pajisje të tillë, Samsung ka pranuar që një lëshim në Shtetet e Bashkuara është duke në përpunim e sipër për vitin e ardhshëm por nuk ka dhënë ndonjë datë të caktuar për ndonjë lëshim të mundshëm.

Së pari i paraqitur në IFA Electronics, në fillim të shtatorit, Note funksionon dhe është i paraqitur në treg si një smartphone por është me madhësi si një tablet shumë i vogël me një ekran 5.3 inçë. I pajisur me Android 2.3 Gingerbread, Note ka një procesor dybërthamor 1.4GHz dhe përfshin 16 GB depo të brendshme me një vend të caktuar microSD që mund të mbushet deri me 32 GB. Përveç përdorimit të rrjetit WiFi, pajisja mund të lidhet në rrjete të shumta të të dhënave, duke përfshirë 4G LTE, HSPA+ dhe Edge. Samsung gjithashtu përfshin një majë shkruese për t’ua mundësuar njerëzve që të shkruajnë dhe vizatojnë./pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Pavarësisht paqartësisë rreth të ardhmes, Huawei prezanton tre telefonë të rinj

Lajmet e fundit>