Harduer

Samsung shpalos zyrtarisht modelin Galaxy Xcover

Publikuar , 14 Gusht 2011
0
Samsung shpalos zyrtarisht modelin Galaxy Xcover

Galaxy Xcover sipas të gjitha gjasave do të kushtojë më lirë sesa sfiduesi i Motorola’s, për shkak të listës së specifikave që fillojnë me një ekran 3.65 inç, kamerë  megapikselëshe (me blic të integruar) dhe një procesor 800 Mhz që fuqizon çdo gjë.

Megjithatë Android 2.3 nuk mungon, dhe kjo ndoshta është një prej veçorive më atraktive të këtij celulari. Xcover ka vlerësim të plotë IP67, që nënkupton se është rezistentë ndaj zhytjes, pluhurit dhe goditjes. Ai ka gjithashtu një microSD 2GB që mbështet memorien e brendshme prej 150MB.

Samsung nuk ka dhënë ndonjë datë të saktë të paraqitjes në treg, por ka shtuar se në fund të vitit secili konsumatorë do të ketë mundësi të pajisjet me një të tillë. /pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Plani sekret i Intel do të thotë telashe për procesorët AMD Ryzen

Lajmet e fundit>