Harduer

Samsung shpëton Apple dhe iPhone 13

Nga: PCWorld
Publikuar , 06 Janar 2021
Pajisja e parë ku Apple implementoi ekranet 120Hz ishte iPad Pro me Face ID prezantuar në 2018-ën. Fansat besuan se Apple do ta sillte këtë teknologji tek iPhone këtë vit por nuk ndodhi. Samsung shpëton Apple dhe iPhone 13 Photo Source: Apple

Edhe njëherë tjetër Samsung vjen për të shpëtuar Apple duke ofruar teknologjinë e nevojshme që iPhone i ardhshëm tu ofrojë besnikëve të asaj atë çfarë rivalët po e bëjnë prej mëse 1 viti.

Samsung Display do të jetë furnizuesi ekskluziv i ekraneve OLED për versionet Pro të iPhone 13 të cilët do të vinë me frekuencë 120Hz. Gjithashtu ka pasur raportime se mbarë linja e iPhone 13 do të ketë skanerin LiDAR.

Raporti vjen nga media Koreane The Elec dhe sipas tyre Apple do të ruajë konfigurimin me tre modele si vitin e kaluar. Të katër modelet iPhone 13 do të përdorin panele OLED ndërsa dy më të mirët do të përdorin teknologjinë e re Samsung LTPO OLED me frekuencë deri në 120Hz.

Aktualisht të gjitha modelet iPhone kanë ekrane 60Hz. Një ekran i tillë rifreskohet 60 herë në sekondë, dhe me iPhone 13 ekranet do të dyfishojnë rifreskimin. Sa më e lartë kjo frekuencë rifreskimi, aq më ëmbël lëvizin elementet vizuale në ekran nga lojërat tek shfletimi i uebfaqeve.

Pajisja e parë ku Apple implementoi ekranet 120Hz ishte iPad Pro me Face ID prezantuar në 2018-ën. Fansat besuan se Apple do ta sillte këtë teknologji tek iPhone këtë vit por nuk ndodhi.

Rivali Samsung e ka bërë prej kohësh që me Galaxy S20 në fillim të 2020-ës e më pas me Galaxy Note 20 Ultranë Gusht. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Një model Android i Nokia N95 ka qenë pranë prezantimit