Harduer

Samsung shtyn debutimin e Galaxy Fold

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 22 Prill 2019
0
Këto raportime ngritën alarmin e përsëritjes së një skenari të ngjashëm me Galaxy Note 7 tre vite më parë që rrënoi financat e kompanisë. Samsung shtyn debutimin e Galaxy Fold

Prodhuesi i smartfonëve Samsung ka vendosur të shtyjë debutimin e Galaxy Fold në Hong Kong dhe Shangai që ishte planifikuar për këtë javë pak ditë pas reporterë të ndryshëm raportuan modele defektoze.

Kompania nuk foli për arsyet e kësaj shtyrjeje. Më 26 Prill pritet që Samsung të lançojë Galaxy Fold edhe në SHBA dhe Korenë e Jugut megjithatë disa modele Galaxy Fold dhënë për analistë të ndryshëm janë thyer me pak ditë përdorim.

Këto raportime ngritën alarmin e përsëritjes së një skenari të ngjashëm me Galaxy Note 7 tre vite më parë që rrënoi financat e kompanisë.

Galaxy Fold kushton 1,980 dollarë dhe do të ishte një kosto tejet e madhe për Samsung nëse gjërat nuk shkojnë siç duhet.

Disa analistë të mediave të ndryshme online kishin postuar foto të Galaxy Fold të thyer me hashtagun #foldgate në Twitter.

Ndërsa Samsung ka lavdëruar dizajnin e palosjes së Galaxy Fold jo vetëm për inovacionin por edhe qëndrueshmërinë e tij. Gjigandi Kinez dhe rivali më i madh i kompanisë Huawei gjithashtu ka prezantuar një telefon me ekran me palosje Mate X por me një mekanizëm tjetër palosjeje.

Mate X ndryshe nga Galaxy Fold paloset nga jashtë dhe jo së brendshmi. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Ja pse ora inteligjente që dëshironi të blini duhet të jetë Apple Watch

Lajmet e fundit>