Harduer

Samsung sjell grafikat AMD tek smartfonët

Nga: PCWorld
Publikuar , 02 Qershor 2021
Është një prej arsyeve pse procesorët Samsung Exynos kanë qenë të disavantazhuar përballë rivalëve si Qualcomm dhe grafikave Adreno. Samsung sjell grafikat AMD tek smartfonët

AMD konfirmoi një bashkëpunim me Samsung në konferencën vjetore Computex 2021 ku planifikon të sjellë grafikat RDNA2 në procesorët Exynos.

Lajmi u dha nga vetë CEO i AMD, Dr. Lisa Su.

Deri më sot Samsung ka përdorur grafikat Mali zhvilluar nga ARM për procesorët Exynos. Megjithatë këto grafika nuk shquhen për performancën e lartë.

Është një prej arsyeve pse procesorët Samsung Exynos kanë qenë të disavantazhuar përballë rivalëve si Qualcomm dhe grafikave Adreno.

Procesori flagship Exynos 2100 ka çipin grafik Mali G78. Ndërsa procesori i ardhshëm do të ketë grafikat RDNA2 me 14 bërthama.

Pavarësisht premtimeve për rritje performance prej 40%, grafika ende mbetet pas grafikave Snapdragon 888.

Samsung po përpiqet të arrijë konkurrencën duke sjellë AMD në hapësirën mobile. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Publikohen foto të telefonit të ardhshëm me palosje të Samsung