Lajmet

Samsung sjell NFT-të tek televizorët

Nga: PCWorld
Publikuar , 03 Janar 2022
Platforma merr informacion rreth NFT-ve nga disa tregje dhe përdoruesit mund të shikoni se kush e ka krijuar si dhe të dhënat e blockchainit. Samsung sjell NFT-të tek televizorët

2021 ka qenë një vit i madh për NFT-të dhe tashmë kompanitë e mëdha të teknologjisë kanë filluar ti kushtojnë më shumë vëmendje.

Samsung është një prej tyre që prezantoi “NFT Aggregation Platform” dizajnuar për televizorët inteligjentë të kompanisë.

Platforma e cila do të jetë e disponueshme tek modelet MicroLed, Neo QLED dhe The Frame, do tu mundësojë përdoruesve të shfletojnë dhe blejnë NFT direkt nga televizorët e tyre.

Platforma merr informacion rreth NFT-ve nga disa tregje dhe përdoruesit mund të shikoni se kush e ka krijuar si dhe të dhënat e blockchainit.

Ata që kanë NFT në pronësi mund të përdorin platformën për të prezantuar koleksionin e tyre. Samsung thotë se teknologjia e Kalibrimit Inteligjent automatikisht përshtat konfigurimin e televizorët me specifikimin e krijuesit origjinal në mënyrë që imazhi të pasqyrohet në televizor ashtu siç është në të vërtetë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  I biri kthen babain e ndarë nga jeta në inteligjencë artificiale