Harduer

Samsung sjell smartfonin inovator Galaxy Note 4 S-LTE

Publikuar , 30 Dhjetor 2014
0
Samsung sjell smartfonin inovator Galaxy Note 4 S-LTE

samsung_galaxy_note_4_slteMë në fund Samsung sjell smartfonin e parë në botë LTE Advanced Tri-Band Carrier. Ai quhet Galaxy Note 4 S-LTE dhe do të bëhet i famshëm pikërisht për faktin se ofron mbështetje për 3 rrjete të ndryshëm frekuencash në një lidhje të vetme. Përveç pajisjes me një rrjet të kategorisë së 6 i cili ofron shpejtësi shkarkimi deri në 300MBps ai thuhet se në 2015 do të përdorë dhe rrjetin e kategorisë së 9 me shpejtësi 450MBps.

Përveç inovacionit të lartpërmendur, ky smartfon ka të njëjtat karakteristika më paraardhësin Galaxy Note 4. Ai përdor sistem operativ Android 4.4 KitKat, ka një ekran 5.7 inç quad-HD Super AMOLED, kamera 19 dhe 3.7 megapixel. Ajo ç’ka është interesante është se kompania nuk ka zbuluar se çfarë lloj procesori do të përdorë ky smartfon, por pritet që ai të jetë Qualcomm Snapdragon.

JK Shin, CEO në departamentin e Samsung deklaroi se ky smartfon LTE TRI-band është një hap i rëndësishëm në teknologjinë e komunikimit dhe demostron më së miri qëllimet e Samsung për të sjellë gjithmonë inovacion për publikun. ‘Ne vazhdojmë të vendosim standarde të reja të larta në këtë fushë më qëllim që të tjerët të na ndjekin dhe teknologjia të zhvillohet akoma më shumë për tu dhënë konsumatorëve tanë eksperiencën më të mirë,’ u shpreh ai. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Galaxy S10 ndër telefonët e parë me Wi-Fi e së ardhmes

Lajmet e fundit>