Lajmet

Samsung synon të mbledhë më tepër të dhëna nga përdoruesit e Galaxy-së

Publikuar , 13 Shkurt 2014
0
Samsung synon të mbledhë më tepër të dhëna nga përdoruesit e Galaxy-së

SSipas raportimit të The Information, Samsung do të përdorë shërbimin “Context” për të lejuar shërbimet e palëve të treta të ofrojnë opsione të personalizuara ndaj përdoruesve bazuar në preferencat dhe në eksperiencën e tyre mobile.

Mesa duket, kompania është e interesuar të mbledhë të dhëna edhe nga pajisjet e përdoruesve, por ndryshe nga kompanitë e tjera si Google apo Facebook që i përdorin këto të dhëna për shfaqjen e reklamave të duhura ndaj përdoruesve të ndryshëm, Samsung mund të përdorë “Context” për të përmirësuar aplikacionet.

Kompania do të mbledhë të dhëna rreth asaj çka përdoruesi shkruan, çfarë aplikacionesh përdor si dhe të dhëna të tjera nga sensorët e smartfonëve. Megjithatë nuk dihet ende me saktësi nëse Context do të lançohet ose jo pasi po diskutohet rreth vlerës së vërtetë të këtij shërbimi. A do të ndikojë “Context” në rritjen e shitjeve të smartfonëve?

Nuk është ende i qartë roli që do të luajë shërbimi “Context” në të ardhmen e kompanisë, megjithatë, nuk duhet të habitemi nga fakti që një korporatë tjetër gjigande dëshiron të dijë akoma më tepër detaje rreth klientëve. Gjithësesi ky lajmërim bie disi në kundërshtim me lajmërimin e mëparshëm https://www.pcworld.al/samsung-zbulon-disa-cilesi-te-reja-te-galaxy-s5/ rreth Galaxy S5 ku sipas të cilit rezulton se pajisja do të suportojë opsione më cilësore përsa i përket privatësisë. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Televizorët Samsung do të vinë me Bixby dhe Google Assistant në 2019-ën

Lajmet e fundit>