Analiza

Samsung synon të shes 374 milion celularë në vitin 2012

Publikuar , 29 Dhjetor 2011
0
Samsung synon të shes 374 milion celularë në vitin 2012

Tani Samsung ka një cak të ri për vitin 2012, ku synohet të shiten më shumë se 374 milion celularë, duke shënuar kështu një cak të rritur për 15 për qind krahasuar me cakun e këtij viti. Samsung gjithashtu pret që shumë. Samsung gjithashtu pret të shes edhe shumë celularë të mençur dhe ka vendosur një cak prej 150 milion celularëve të mençur për tu shitur në vitin 2012, dhe sipas të gjitha gjasave ka të ketë rezultate edhe më të mira, kur pritet të kemi edhe diçka të re nga pasardhësi i Galaxy S2, përkatësisht Galaxy SIII.

Shiten 1 Milion Galaxy Note

E përderisa Samsung po vendos caqet për vitin e ardhshëm, Galaxy Note ka pasur një start të shkëlqyer dhe sipas shifrave zyrtare kjo kompani ka dërguar në treg mbi një milion njësi të këtij celulari të ri. 

Ajo që dihet është se Samsung Galaxy Note nuk është një celularë i zakonshëm, sepse siç Samsung e përshkruan, ai është një miks i një tableti dhe celulari të mençur, dhe veçohet me një ekran 5.3 inç SUPERAmoled me një rezoulcion prej 1280 x 800 pikselash. 

Galaxy Note është i fuqizuar nga një procesor dual core 1.4GHz dhe vjen i pajisur me Android Gingerbread 2.3, si dhe dy kamera (një prapa 8MP me blic LED dhe një para 2MP për video-chat). /pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Interneti celular, Shqipëria ndër vendet me koston më të ulët për GB

Lajmet e fundit>