Biznes

Samsung do të kalojë Intel për tu bërë prodhuesi numër 1 në botë i procesorëve

Publikuar , 02 Maj 2017
0
Në fillim të 2017-ës Intel kishte 15.9% të tregut ndërsa Samsung vinte në vendin e dytë më 11.8%, një vend që e zë prej 15 vitesh. Samsung do të kalojë Intel për tu bërë prodhuesi numër 1 në botë i procesorëve

Samsung është pranë shkurorëzimit të Intel si prodhuesi numër një në botë i procesorëve. Nëse ndodh atëherë do të përballemi me një prej kalimeve më dramatike të pushtetit 24 vjeçar të Intel tek Samsung.

Firma analitike IC Insights parashikon se kjo do të ndodhë gjatë gjysmës së 2017-ës, e vetëm në rritja e çmimeve të memorjes vijon. Në fund të këtij tre mujori Intel do të shesë 14.4 milion dollar çipe ndërsa Samsung 14.9 miliard dollar.

Në fillim të 2017-ës Intel kishte 15.9% të tregut ndërsa Samsung vinte në vendin e dytë më 11.8%, një vend që e zë prej 15 vitesh.

Gjithashtu sipas IDC-së, Samsung ende ngelet prodhuesi numër 1 i telefonëve pavarësisht tërheqjes nga tregu të Note 7-ës vitin e kaluar. Samsung po investon bujshëm në industrinë e çipeve sidomos me ndërtimin e një fabrike në Shtetet e Bashkuara për 1 miliard dollar.

Intel nga ana tjetër ka investuar 7 miliard dollar në një fabrikë në Arizona. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Samsung prezanton pamjen e re të Android e cila vjen për herë të parë me Galaxy S10

Lajmet e fundit>