Harduer

Samsung tejkalon Apple

Publikuar , 28 Prill 2012
0
Samsung tejkalon Apple

Sipas Strategy Analytics, gjiganti elektronik jugkorean rriti praninë nga 12.2 për qind në çerekun e parë të vitit 2011 në 30.6 në çerekun e parë të këtij viti.

Rritja e Apple nuk duhet lënë pas dore gjithashtu: ajo u ngrit nga 18.1 për qind sa ishte vitin e kaluar (që në atë kohë ishte më e madhe se ajo e Samsungut) në 24.1 për qind.

Në përgjithësi shitjet e smartphone-ëve u rritën për 41 për qind për të arritur 140 milionë njësi të shitura në çerekun e parë të vitit 2012. Më tepër se gjysma e këtij numri paraqesin të gjitha njësitë e shitura të Samsung dhe Apple së bashku.

“Samsung dhe Apple janë duke triumfuar kundër shumicës së kundërshtarëve të tyre madhorë dhe tregu i smartphone-ëve është në rrezik të bërjes një garë me dy kuaj,” tha në një deklaratë Neil Mawston, i cili është drejtor ekzekutiv në Strategy Analytics./pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Samsung prezanton SSD-në e parë portative me 2,800 MB/s shpejtësi leximi

Lajmet e fundit>