Lajmet

Samsung teston në kushte ekstreme smartfonët me ekrane me palosje

Nga: PCWorld
Publikuar , 12 Tetor 2021
Videoja vjen në një moment kur disa modele Z Flip 3 kanë shfaqur plasaritje në mesin e ekranit ku gjendet mekanizmi i palosjes. Samsung teston në kushte ekstreme smartfonët me ekrane me palosje

Samsung ndau informacione të reja në lidhje me qëndrueshmërinë e smartfonëve me ekrane me palosje si Galaxy Z Fold 3 dhe Z Flip 3. Megjithatë nuk kuptohet arsyeja pse Samsung po e ndan tani këtë informacion duke pasur në konsideratë se smartfonëve debutuan në Gusht.

Në një video postuar në uebsajtin e kompanisë Samsung tregon katër testime të ndryshme. Testi i parë e vendos smartfonin në një dhomëz duke e testuar në kushte të ndryshme klimatike.

Testi i dytë e vendos smartfonin nën ujë. Testi i tretë përdor një krah robotik për të provuar performancën e S Pen në Z Fold 3 dhe testi i katërt provon hapje-mbylljen.

Videoja vjen në një moment kur disa modele Z Flip 3 kanë shfaqur plasaritje në mesin e ekranit ku gjendet mekanizmi i palosjes.

Një prej shqetësimeve më të mëdha me smartfonët me ekrane me palosje të Samsung ka qenë pikërisht qëndrueshmëria e tyre. Kujtojmë gjeneratën e parë të Fold që u anullua debutimi për shkak të dëmtimit të ekranit me vetëm pak ditë përdorim. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Bitcoin humbet 50% të vlerës së fituar këtë vit

Tags >

samsung