Blog

Samsung teston televizorin e parë që kontrollohet me mendje

Nov 13 2018
0 Shpërndarje
Projekti Pontis konsiston nga sensorë dhe harduerë të gjurmimit të shikimit të cilët mund të identifikojnë çfarë kanalesh kërkojnë të shikojnë. Samsung teston televizorin e parë që kontrollohet me mendje

Samsung ka nisur punën me televizorin e parë Smart i cili mund të kontrollohet nga mendja.

Përmes një softueri njerzit do të mund të ndërrojnë kanalet dhe të rrisin volumin vetëm duke përdorur trurin e tyre.

Televizorët janë në fazë testimi dhe janë një bashkëpunim i Samsung dhe një ekipi Zviceran për të zhvilluar teknologji e cila u vjen në ndihmë njerëzve me aftësi të kufizuara.

Projekti Pontis konsiston nga sensorë dhe harduerë të gjurmimit të shikimit të cilët mund të identifikojnë çfarë kanalesh kërkojnë të shikojnë.

Megjithatë ekipi shpreson që teknologjia të arrijë një nivel kompleksiteti e cila përdoret vetëm me komanda nga truri i njeriut.

E thënë ndryshe mjafton vetëm të mendoni për të ndryshuar volumin dhe ai realizohet.

Kompania parashikon se prototipi do të testohet në fillim të 2019-ës dhe nuk dihet nëse do të jetë i disponueshëm komercialisht një ditë. /PCWorld Albanian

Tags >

samsung
Lajmet e fundit>