Harduer

Samsung thotë 200 mijë, por sa palosjeve i reziston në të vërtetë Galaxy Z Flip 3?

Nga: PCWorld
Publikuar , 14 Qershor 2022
Pajisja e Samsung i rezistoi 418,500 palosjeve përpara se mekanizmi të dështonte. Youtuberi gjithashtu e përplasi disaherë telefonin. Samsung thotë 200 mijë, por sa palosjeve i reziston në të vërtetë Galaxy Z Flip 3?

Samsung thotë se Galaxy Z Flip 3 i reziston 200 mijë palosjeve që është e barbartë me 5 vite përdorim nëse e hapni dhe mbyllni smartfonin 100 herë në ditë.

Megjithatë një youtuber ka vendosur ta provojë vetë duke bërë testime përgjatë 8-13 Qershor. Gjatë testimeve telefoni u mbulua nga papastërti e madje edhe uji.

Ajo çfarë ndodhi ishte surprizuese. Pajisja e Samsung i rezistoi 418,500 palosjeve përpara se mekanizmi të dështonte. Youtuberi gjithashtu e përplasi disaherë telefonin.

Është një arritje e madhe për Samsung që si duket ka nënvlerësuar rezistencën e smartfonit. Por vlen të theksohet se pas 352 mijë palosjeve, mekanizmi nuk e mbyllte telefonin siç duhet në disa raste. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Një xham që rrit mbrojtjen dhe performancën e kamerave të smartfonëve