Harduer

Samsung thotë se shitjet e Galaxy Z Fold dhe Z Flip janë 4-fishuar në 2021

Nga: PCWorld
Publikuar , 30 Dhjetor 2021
Këtë sukses kompania ja atribuon serive Galaxy Z Fold 3 dhe Z Flip 3 të cilët në të vërtetë ishin një hap i madh përpara për kompaninë. Samsung thotë se shitjet e Galaxy Z Fold dhe Z Flip janë 4-fishuar në 2021

Samsung tha ditën e sotme se kompania ka shitur 4 herë më shumë pajisje me ekrane që palosen në 2021 krahasuar me një vit më parë.

Këtë sukses kompania ja atribuon serive Galaxy Z Fold 3 dhe Z Flip 3 të cilët në të vërtetë ishin një hap i madh përpara për kompaninë.

Madje Samsung thotë se shitjet e këtyre dy pajisjeve vetëm në muajin e tyre të parë tejkaluan ato të pajisjeve Samsung me ekrane me palosje gjatë gjithë 2020-ës.

Pretendimet e Samsung nëse janë të vërtetë përfaqësojnë informacione premtuese për një industri të re. Analistë të palëve të treta kanë dhënë shifrat e tyre ku shitjet e pajisjeve me këtë format raportohet të kenë kaluar 9 milionë.

Por rritja pritet të vazhdojë në 2023 ku Samsung ndien konkurrencën e Oppo dhe Huawei. Madje është parashikuar edhe një iPhone me ekran me palosje në 2023 që do të sillte adoptimin më të gjerë të këtyre pajisjeve. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Sensori i ri 50-megapiksel i Samsung ka pikselët më të vegjël në industri

Tags >

samsung